Itali/ Po trafikonin drejt Romës 3 kg kokainë “Gamel”, arrestohen 2 korrierët shqiptarë! Motori i mjetit i tradhtoi, sekuestrohen dhe 50 mijë euro cash

Itali/ Po trafikonin drejt Romës 3 kg kokainë “Gamel”, arrestohen 2 korrierët shqiptarë! Motori i mjetit i tradhtoi, sekuestrohen dhe 50 mijë euro cash

Kokaina dhe Eurot e sekuestruara

 

L'AQUILA- Lëvizjet e dyshimta tradhtojnë 2 korrierët shqiptarë në Romë, sekuestrohen 3 kilogramë kokainë të fshehura në motorin e makinës dhe 50 mijë euro cash.

Policia italiane njoftoi se finalizoi mbrëmjen e djeshme (29 Gusht) aksionin në L'Aquila, me ndihmën e kolegëve të stacionit të Sassa-s dhe Tivolit.

Të arrestuarit janë 24 dhe 28 vjeç, emrat e të cilëve nuk u publikuan, të dy me banim në L'Aquila, teksa destinacion ishte tregu ilegal i zonës dhe kryesisht në Abruzzo dhe Tivoli.

Ndërhyrja e policisë i dha fund trafikut të gjerë të drogës, duke sekuestruar tre pakot me mbështjellje natribani dhe mbi to të stampuara me “Gamel” (foto deveje).

Media italiane raportoi se “prej disa ditësh ushtarakët ishin në gjurmët e dy të arrestuarve, të dyshuar për trafik droge dhe sasia e kapur e kalon shifrën e 100 mijë eurove në treg”.

Ndërhyrja nisi në orën 18:00 të mbrëmjes së enjte, teksa mjeti me të cilin lëviznin të dyshuarit u ndalua për kontroll në postbllokun e organizuar të Guidonia, jashtë Romës, shkruan "Abruzzoweb".

“Pas shumë vështirësish, nga mbulesa e makinës dolën tre kilogramë kokainë, të fshehura nën këllëfin që mbulon kalimin e kanaleve të ajrit dhe sistemin elektrik. Krahas drogës, u sekuestrua edhe shuma e parave të gatshme prej rreth 50 mijë eurove, e gjetur tek shqiptarët”, shkruajnë mediat.

Të dyshuarit u arrestuan për ‘posedim të lëndës narkotike të llojit kokainë me qëllim tregtimin”. Dy të arrestuarit u transferuan në burgun e Romës “Rebibbia”, në pritje të procesit hetimor.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë