ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u kap duke trafikuar 154.6 kilogram kanabis.
Shqiptari me iniciale G.M., 32 vjeç, po transportonte drogën me kamion kur iu kërkua që të ndalonte nga policia. Ka qënë ky momenti kur shqiptari ka shfaqur një acarim ndaj policisë, shkruan ansa.it.
Droga që iu konfiskua shqiptarit
Për të gjetur lëndën narkotike, policia ka marrë qenin anti-drogë, i cili nuk ka gabuar duke e gjetur sasinë e madhe të kanabisit të fshehur në trupin e kamionit, të mbështjellë me qese celofan.
Droga që iu konfiskua shqiptarit
Përveç drogës, e cila mendohet se mund të kapë sasinë e një milion eurove, policia ka konfiskuar tre telefona celularë dhe kamionin me të cilin po trasportohej kanabisi.
Shqiptari u arresua dhe është dërguar në burg, nga ku edhe do të presë vendosjen e datës që të dalë para gjyqit për t'u njohur edhe me dënimin.