Një operacion i Policisë italiane në Torino ka çuar në sekuestrimin e 25 kg kokainë, të një cilësie shumë të pastër dhe e gatshme për tu hedhur në treg. Sipas autoriteteve policiore kjo është një sasi rekord droge e kapur ndonjëherë në qytetin verior. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 5 shqiptarëve si posedues të drogës, ndërsa mediat italiane raportojnë se të arrestuarit kanë lidhje me familjen Çapja të Elbasanit.

(Kokaina e sekuestruar nga Policia italiane në Torino)
“La Stampa”, e përditshmja italiane shkruan se gjithçka nisi pas arrestimit të Sajmir Serjanit, më 12 maj, një nga kokat e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, edhe ky bashkëpunëtor me Çapjat.
Në makinën e Serjanit, tip “Peugeot”, u gjetën 600 gramë kokainë. Më pas policia gjeti në banesën e tij një makinë numërimi parash dhe 108 mijë euro kesh.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e hetuesve italianë ishte një tufë çelësash. Prej javësh agjentët e anti-drogës, tentuan me anë të çelësave, të hapnin dyer në të gjitha zonat që frekuentonte Serjani.
Me sukses rezultoi porta e një apartamenti, ndërsa aty u gjet laboratori që përdorej për pregatitjen e dozave. Pas kontrollit policia sekuestroi 25 kilogramë kokainë të pastër dhe 35 kilogramë substance kokaine të gatshme për shpërndarje.
Nëse droga e kapur nga Policia do të hidhej në treg vlera e drogës do t'i kalonte kalonte 1 milion euro.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com