Itali - Guarda di Finanza ka sekuestruar 139 mijë euro në portin e Brindisit në Itali, të cilat po transportoheshin në mënyrë ilegale drejt Shqipërisë.

Paratë u gjetën gjatë një kontrolli në port, ku qeni i policisë italiane nuhati paratë duke zbuluar vendin ku shoferi i kishte fshehur ato.

Sasia e parave ishte e ndarë në tufa prej 10 mijë eurosh.

Ato ishin mbuluar me celafon dhe ishin fshehur  në motorin e një autobusi që po imbarkohej në tragetin e linjës i cili ishte destinuar të shkonte në Shqipëri.

Shoferi i autobusit nuk ka dhëmë sqarime mbi origjinën e parave para autoriteteve italiane.