Itali, pranga 2 shqiptarëve me drogë
në makinë, kapet dhe një student

Itali, pranga 2 shqiptarëve me drogë<br />në makinë, kapet dhe një student
BRINDIZI - Po transportonin lëndë narkotike nga Greqia për në italia dy shqiptarë janë arrestuar në portin e Brindizit. Policia italiane bën të ditur se, gjatë kontrolleve rutinë të bëra gjatë zbarkimit të njerëzve dhe mjeteve nga një traget kanë evidentuar një makinë me targa shqiptare.

Në timonin e makinës ishte një 20-vjeçar shqiptar me inicialet A. E., që menjëherë ka shfaqur shenja nervozizmi. Kjo ka bërë që policët kufitarë ta veçojnë makinën dhe ta kontrollojnë.

Gjatë kontrollit të hollësishëm që ka bërë policia, ka gjetur 25 kilogramë marijuanë të ndarë në pako kilogramshe.

Menjëherë në pranga është vënë 20-vjeçari, por të njëjtin fat ka pësuar edhe shqiptari tjetër që udhëtonte me të, një 34-vjeçar.

Për të shmangur qentë e antidrogës, ata e kishin parfumosur lëndën narkotike por këtë herë drogën e kanë zbuluar policët gjatë kontrolleve.

ARRESTOHET STUDENTI ME DROGË
Po ashtu gjatë së dielës është arrestuar edhe një student shqiptar që jetonte në Siena. Siç bën të ditur media italiane, 24-vjeçari me origjinë nga Fieri është kapur me një sasi lënde narkotike, kanabis sativa që e kishte për ta shitur.

Prej 4 vitesh ai ishte me dokumenta të rregullta por siç duket tani është identifikuar nga karabinierët të cilët e kanë ndaluar atë dhe e kanë dërguar në qeli.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)