Itali, pranga 28-vjeçarit shqiptar
u kap me 3 000 doza kokaine

Itali, pranga 28-vjeçarit shqiptar<br />u kap me 3 000 doza kokaine
PERUGIA- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Shqiptari u arrestua në flagrancë pas një një jave hetimi nga policia e Perugias. Në momentin e arrestimit, 28-vjeçarit, Samir Damazeti, iu gjet 1 kilogramë drogë, e ndarë në 3 000 doza, të cilat nëse do tregtoheshin kapnin vlerën 300 mijë euro.
 
Policia sekuestroi gjithashtu në cilësinë e provës materiale, edhe 16 euro, me prerje 10, 20, 50, 100 dhe 200 euro.
 
I riu shqiptar, kishte 2 apartamente në Perugia të Italisë, një në San Galigano ku qendronte dhe vetë, dhe një në San Sisto ku mbante drogën. Në apartamentin e dytë, 28-vjeçari shkonte kur merrte “porosi” nëpërmjet telefonit, dhe pasi merrte drogën ia shpërndante klientëve të tij.
 
Pas arrestimit, i riu shqiptar është dërguar në burg, pasi përballet me akuzën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!