ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane. Mervet Llami ishte në kërkim nga Interpoli, ndërsa bëhet me dije se është arrestuar nga policia e Genova-s. Llami akuzohet për një tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje në Shqipëri, ndërsa arrestimi i tij është realizuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Në gusht të vitit, Llami ka qëlluar disa herë me armë pistoletë në drejtim të një automjeti me qëllim vrasjen e drejtuesit të mjetit, duke e plagosur.
31-vjeçari i arrestuar pritet tashme të ekstradohet në Shqipëri, ku rrezikon të përballet me një dënim deri në 15 vite burg.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com