Itali, pranga 4 shqiptarëve
Kapen me 229 kg marijuanë

VENEZIA – Një operacion anti –drogë i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e 229 kilogramë marijuanë dhe arrestimin e 4 shqiptarëve.
Policia duke parë lëvizjet e tyre të dyshimta prej muajsh kishte marrë në vëzhgim të dyshuarit, ku së fundmi u pikasën duke hapur një garazh brenda të cilit u gjetën 64 kilogramë marijuanë, 50 gram kokainë dhe pistoleta.

Shqiptarët e arrestuar janë:
1) – Kol Bushpepa, 31 vjeç, lindur në Mirditë
2) - Prelë Pijolla, 23 vjeç, i papunë
3) –Dorian Dodaj, 25 vjeç, rezident në Martellago, i padënuar më parë
4) –Brixhilda Miri, 22 vjeç, e fejuara e Dorianit

Në vijim të kontrolleve policia bllokoi në një garazh të dytë strehë e trafikantëve në Martellago ku u gjet 165 kilogramë marijuanë e ndarë në pako prej 5 dhe 10 kilogramësh.

Sipas policisë thuhet se nga shitja e drogës shqiptarët do përfitonin rreth 2 milionë euro drogë.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!

Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!