FIRENCE - Linte orët e mësimit gjatë pasdites dhe grabiste dyqanet e ndryshme. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar, i cili bashkë me një bashkëkombas 22 vjeç, janë vënë në pranga ditën e djeshme 22 janar 2014, për grabitjen e disa pikave të karburantit në Firence.
Policia tha se, veç një tjetër fakt që ka bërë që të identikojë grabitësit, ka qenë edhe gjatësia e njërit prej tyre. Dy shqiptarët, 22 dhe 26 vjeç, kanë mbi shpatulla një seri të gjatë grabitjes nëpër pika karburanti.
Pikërisht bashkimi i të gjitha denoncimeve në një çështje, ka bërë që të policia të thellojë hetimin ndaj grabitësve. Sipas policisë, njëri prej grabitësve ishte i gjatë më shumë se 190 centimetra. Falë edhe kësaj të dhëne policia ka gjetur në arkivën e saj, shqiptarin.
Hetuesit kanë bërë të ditur se, shqiptari gjatë kësaj kohe kishte nisur edhe shkollën pasdite. Gjatë kontrolleve, shqiptari në ditët dhe oraret që ishin kryer grabitjet, kishte braktisur mësimin.
Policia kishte identifikuar më pas edhe bashkëpunëtorin e tij dhe i kishte mbajtur nën vëzhgim të dy. Të martën e kësaj jave, 21 janar 2014 ata janë ndjekur deri kur kishin shkuar në një pikë karburanti dhe janë bllokuar në makinë, pa kryer grabitjen.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com