Itali, pranga shqiptarit
me 33 kg kanabis sativa

Itali, pranga shqiptarit<br />me 33 kg kanabis sativa
KIETI - Bagazhin e kishte të mbushur plot me bar. Duke udhëtuar me makinë, në autostradën numër 41 në Itali, shqiptari Erjon Koroveshi është përballur me karabinierët në një postbllok. 33-vjeçari shqiptar banues në San Salvo, është detyruar të ndalojë dhe më pas është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit i është gjetur lënda narkotike.

Në një njoftim, Policia e Kietit ka bërë të ditur se, Erjon Koroveshi, 33 vjeç me origjinë nga Vlora por që prej kohësh resident në Itali, është arrestuar pasi në makinën e tij është gjetur sasia prej 33 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa. Ndalimi dhe më pas arrestimi i tij është bërë të mërkurën (28 gusht 2013).

Policët të cilët ndodheshin në postbllok kanë vënë re që shqiptari ishte shumë nervoz në momentin që është ndaluar. E pikërisht për këtë arsye është nënshtruar edhe kontrolli në makinë, duke gjetur sasinë e lëndës narkotike. Droga ishte lënë në sedilen e pasme të makinës ku udhëtonte 33-vjeçari, një Mercedes A Class.

Në brendësi të tre thasëve të zinj, policia ka gjetur lëndën narkotike që ishte e ndarë në 31 pako të vogla.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi