Itali, pranga shqiptarit me laborator
droge e 80 kg heroinë

Itali, pranga shqiptarit me laborator <br />droge e 80 kg heroinë
TORINO- Sekuestrohen 80 kg heroine ne itali dhe vihet ne pranga nje shqiptar. Arrestimi është kryer në Venecia në Itali. Sipas mediave italiane policia arriti të zbulonte trafikantin 28-vjeçar, ndërsa ishte duke transportuar në makinë, të cilindrit të madh,  sasinë prej 11 kg heroinë e cila sapo kishte mbërritur nga Shqipëria, bëjnë të dituar mediat italiane.
 
Më pas policia ka hyrë në laborat ku gjeti 70 kg të tjera heroinë të përpunuara gati për tu hedhur në treg në doza të vogla.

Heroina ishte e ndarë në 80 mijë doza, ndërkohë që droga kap vlerën e rreth 4 milionë eurove. Pas identifikimit te trafikantit shqiptar, policia zbuloi laboratorin ku prodhohej heroina që me pas shitej. Aty është sekuestruar dhe një tjetër sasi droge duke e çuar në 80 kg gjithsej. 28-vjecari me origjinë shqiptare përdorte laboratorin për të ndarë sasinë e heroinës në pako.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët