ITALI - Një i ri shqiptar u ndalua nga policia italiane, i akuzuar për përdhunim ndaj ish- të dashurës së tij, një 24 vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Faenza pranë Ravenas, në Itali, ku 21 vjeçari shqiptar sipas dëshmisë së gruas, shkoi në banesën e saj i armatosur me pistoletë duke e detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale, nën kërcënimin e armës.

Policia bëri arrestimin e shqiptarit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe arma, pistoletë tip zastava e modifikuar.

E dhunuara deklaroi në polici se lidhja mes tyre ishte ndërprerë rreth 1 vit më parë, por se 21-vjeçari qysh prej muajit dhjetor e telefononte pafundësisht duke i kërkuar që të ktheheshin sërish bashkë.

Në pamundësi për të realizuar bashkimin, i riu ndërmori veprimin e rëndë, duke mësyrë brenda banesës së ish-të dashurës ku dhe abuzoi seksualisht me të.

*Marrë nga Shekulli Online

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)