Nga hetimet policore, të përfshirë në trafikun e drogës ishin dhe nëna e vajza e njërit prej të arrestuarve, protagoniste në biznesin e paligjshëm të dy burrave. Njëra prej shqiptareve të arrestuara është protagoniste edhe e një episodi dhune ndaj një personi.
Policia dokumentoi se gruaja ka kanosur një person, duke i kërkuar shumën prej 10 mijë euro në këmbim të makinës që i ka mbajtur peng, me pretendimin se i duhej për shpenzimet ligjore të bashkëshortit, që ndodhej në burg.
Gjithashtu, policia ka zbuluar një tjetër kanosje, ku përfshihej një tjetër familje shqiptare, këtë radhë për një shumë prej 2 mijë euro, që do përdorej për tarifat ligjore.
Ndërkohë, mbi gratë e arrestuara rëndojnë akuzat e ‘grabitjes’ dhe ‘shpërndarje droge’, dhe tashmë janë transferuar në burgun e Solliciano në Firence, ku pritet të merren në pyetje.
d.c./shqiptarja.com





