ITALI - Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda një kamioni në Itali mëngjesin e kësaj të marte (27 tetor).
Mediat italiane bëjnë me dije se 45-vjeçari nga Shqipëria kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë në kabinën e një kamioni të parkuar në qytetin Monselice.
Mëngjesin e kësaj të marte zjarrfikësit pasi ishin njoftuar për kamionin që kishte disa ditë që nuk kishte lëvizur nga zona Rovigana ku ndërhynë dhe zbuluan trupin e pajetë.
Vdekja e tij është ende e paqartë teksa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjiore që do ta përcaktojë shkakun.
Komento