ITALI – 33 vjecari Giussepe Margiota dhe shoku i tij, gjithashtu Italian Gabio Galluci një muaj më parë u arrestuar në Fier nën akuzën e vjedhjes së disa dyqaneve argjendarie.
Dy ditë më parë, familjarët e Margiot-ës kanë denoncuar dhunën që sipas tyre po ushtrohet ndaj 33 vjeçarit në burgun shqiptar në qytetin e Fierit.
Gazeta italiane “La Republika”, duke iu referuar denoncimit raporton se i arrestuari, sipas prindërve të tij ka në trup shenja të djegies si edhe dhëmbë të thyer. Ata dyshojnë se mund të jetë keqtrajtuar nga policia. Avokati i familjes ka nisur procedurat ligjore me autoritetet shqiptar për të konfirmuar se cfarë i ka ndodhur realisht Giussepe Margiotës.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com