Itali/ Pritet 'tymi i bardhë' për zgjidhjen e krizës! Trump preferencial për Kryeministrin Conte (VIDEO)

Në Romë, ka përfunduar mbrëmjen e djeshme raundi i dytë i konsultimeve për formimin e qeverisë së re, të cilat nisën ditën e martë me takimin midis kreut të Shtetit, Sergio Mattarella, dhe Presidentit të Dhomës dhe Senatit.

Megjithatë edhe sot, delegacionet e PD dhe 5 Yjet do të takohen përsëri për të përcaktuar programin qeveritar, edhe pse ka ende një problem të pazgjidhur, roli i Di Maio-s, sidomos tani që vetoja e PD ndaj Giuseppe Contes ka rënë.

Pikërisht në fazën më të nxehtë të negociatave midis PD dhe Lëvizjes 5 Yjet, kryeministrit të dorëhequr Conte i jepet një mbështetje e bezdisshme dhe e papritur.

Në anën tjetër të oqeanit, Donald Trump publikisht ka deklaruar se mbështet ish kryeministrin. Postimi në Twitter i Presidenti amerikan duket se i ka dhënë krahë ish Avokatit të Popullit.

Midis manjatit amerikan dhe avokatit Apulian, ka patur gjithmonë një lloj pëlqimi. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, pas vizitës së Contes në Washignton në fund të korrikut të vitit 2018, pati deklaruar se ai dhe Kryeministri Italian janë "outsider” në politikë.

Conte ka qenë në gjendje të përfaqësojë me forcë Italinë në G7 si një njeri shumë i talentuar që e do shumë vendin e tij dhe punon mirë me Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që ai të mbetet Kryeministër” - nënvizon Trump në Twitter.

Negociatat për formimin e një qeverie të re italiane gjithashtu do të sjellin pasoja në Bashkimin Evropian.

Një marrëveshje midis 5 Yjet dhe Partisë Demokratike mund të përmirësojë marrëdhëniet me Brukselin dhe të çojë në emërimin e një komisioneri pro-Evropian.

Një qeveri e re me këta aktorë do ta kthente Italinë të luante një rol qendror në politikat e brendshme të Europës.

Marrëdhëniet midis Romës dhe Brukselit janë përkeqësuar seriozisht kohët e fundit. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka krijuar tensione të forta për çështje të tilla si emigracioni, duke refuzuar të shpërndajë migrantët në territorin Italian, kurse Ligji financiar gjithashtu hasi në mosmarrëveshje të fortë në Bashkimin Evropian, dhe Brukseli këmbënguli të frenonte një plan të lartë shpenzimesh.

Disa analistë besojnë se rasti i Salvinit është një shembull tjetër se si populistët janë në gjendje të mbledhin votat e diktuara nga frika dhe pakënaqësia, por ata e kanë të vështirë të mbajnë premtimet kur janë në qeverisje.

Po sipas analistëve, ish Ministri I Brendshëm Italian Salvini, vendosi të fus Italinë në krizë sepse ai nuk dëshironte të merrte përgjegjësinë për një manovër serioze dhe të përgjegjshme financiare.

Që nga zgjedhjet evropiane, Kryeministri Conte ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj Evropës. Dhe Lëvizja 5 Yjet ka mbështetur zgjedhjen e Ursula Von der Leyen si Presidente e Komisionit Evropian, gjë që tregon dëshirën për të rindërtuar një dialog me Evropën.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë