MILANO - Prokuroria italiane i ka dhënë dritë jeshile kërkesës së ish-kryeministrit Silvio Berluskoni për të shlyer dënimin e tij përmes shërbimeve sociale.
Në seancën e sotshme gjyqësore në Milano, Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Antonio Lamanna, aprovoi kërkesën e avokatëve të Berluskonit që dënimin në lidhje me çështjen “Mediaset”, të mund ta shlyejë jo në qeli, por në shërbime ndaj komunitetit.
Vendimi përfundimtar tashmë i ka kaluar Gjykatës Mbikqyrëse, e cila do të vendosë në lidhje me dënimin e ish kryeministrit.
“Vendimi do të merret brenda një afati kohor 5-15 ditësh” është shprehur Kryetari i Gjykatës së Mbikqyrjes, Paskuale Nobile De Santis për mediat italiane.
Silvio Berluskoni akuzohet për evazion fiskal në procesin për të drejtat televizive të Mediaset, ndërsa gushtin e kaluar ishte dënuar me 4 vjet burg.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berluskonit në shërbime sociale">