Itali, pronari italian vret me armë 
dy ish-punonjësit e tij nga Kosova

Itali, pronari italian vret me armë <br />dy ish-punonjësit e tij nga Kosova
ITALI - Në Fermano të Italisë, pronari i një firme, Xhanluka Çiferri, ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur në vend dy shtetas Kosovarë, ish-punonjës të tij. Viktimat janë Valdet Avdyli 26 vjec dhe Neomedim Mustafa 38 vjeç.
 
Më pas ka qenë pikërisht Ciferri që ka lajmëruar policinë dhe ambulancën por për viktimat ka qenë shumë vonë. Sipas fjalëve të para të autorit të vrasjes së dyfishtë, ish punonjësit e tij kosovarë e kishin ndaluar në mes të rrugës dhe kishin debatuar për çështje ekonomike.
 
Nuk dihet nëse viktimat pretendonin ndonjë pagë të vonuar, apo para shtesë, por debati ka degjeneruar shumë shpejt. Ciferri ka nxjerrë armën e tij që e mbante me leje dhe ka qëlluar mbi dy viktimat duke i lënë të vdekur në vend. Policia italiane ka arrestuar autorin dhe po vijon hetimet./Botasot/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje