Një dallgë shumëngjyrëshe humane ka pushtuar qytetet kryesore të planetit në emër të një ndryshimi rrënjësor të politikave të miratuara deri më tani për të luftuar ndryshimin e klimës.
"Ndryshoni sistemin, jo klimën", është një nga sloganet që përmbledh qasjen e gjeneratave të reja ndaj temës që kryqëzon gjithnjë e më shumë qeveritë dhe agjensitë ndërkombëtare.
Në më shumë se 150 qytete italiane sot nxënës dhe student, gjithsej 1 milion, janë në rrugë për protestën e tretë globale të klimës.
"Asambleja e Kombeve të Bashkuara ka qenë një dështim – tha Giacomo Cossu, koordinator kombëtar i protestave - ne të rinjtë do të vazhdojmë të rebelohemi kundër kësaj klase politike, duke ndjekur shembullin e Greta Thunberg dhe duke kërkuar që lufta kundër ndryshimeve klimatike të financohet nga ata që e kanë pasuruar veten me modelin ekonomik të paqëndrueshëm. Shumëkombëshet dhe të pasurit e planetit duhet të kontribuojnë në shndërrimin ekologjik më shumë se të gjithë”.
Në Romë, në Piazza della Repubblica, mijra të rinj, plot ngjyra e maska kanë dale për të protestuar kundër politikave ekonomike globale që kanë ndikuar në krizën e klimës.
Imagjinata e të rinjve protestues manifestohet para së gjithash në parrullat që mbajnë në duar.
'Ne duam një vajzë të nxehtë, jo një klimë të nxehtë'- shkruhet në njërën prej tyre.
Në kryeqytetin e Italisë, procesioni i nisur nga Piazza della Repubblica, do të përfundojë në Piazza Madonna di Loreto, ku janë planifikuar një seri aktivitetesh.
Miriam Martinelli, e konsideruar 'Greta Italiane', tha se deri tani kemi ndryshuar mentalitetin. Në këtë protestë të re globale marrin pjesë studentë të të gjitha moshave, por edhe fëmijë të shoqëruar nga prindër ose gjyshër. Nuk do të vonojë dhe do korrim frytet e punës sonë. Qeveritë e botës do na kenë përballë”.
Simboli i protestave kundër ndryshimeve klimatike, nga Zelanda e Re, ka uruar studentët protestues: "Good luck. Ndryshimi po vjen".