Virginia Raggi, kryebashkiakja e Romës është vënë në shënjestër të protestave të qytetarëve të Romës. Ata e akuzojnë për inefiçencë në detyrë, duke mos përmirësuar shumë aspekte sociale si rrugët e dëmtuara të kryeqytetit dhe mënyra e menaxhimit të mbledhjes së mbeturinave. Probleme të tjera me të cilat përballet kryeqendra italiane janë minjtë dhe derrat e egër që kanë pushtuar rrugët, por edhe shërbimet skandaloze të transportit, pasi vetëm këtë vit plot 20 autobusë janë raportuar të kenë marrë flakë.
Infrastruktura e rënduar me gropa, rrugët e dëmtuara dhe ndotja mjedisore nga mungesa e menaxhimit të mbledhjes së mbeturinave, ka nxjerrë në një protestë qytetare me mijëra italianë në Romë. Të mbledhur përpara bashkisë së Romës ata kanë hedhur akuza ndaj titullares së këtij institucioni Virginia Raggi se ka dështuar të përmirësojë këtë cështje sociale që vuajnë banorët kryeqytetas. Probleme të tjera me të cilat përballet kryeqendra italiane janë minjtë dhe derrat e egër që kanë pushtuar rrugët, por edhe shërbimet skandaloze të transportit, pasi vetëm këtë vit plot 20 autobusë janë raportuar të kenë marrë flakë.
Protesta erdhi pas indinjimit nga rrëzimi i një shkalle elektrike në një prej stacioneve kryesore të metrosë në kryeqytetin italian, që shkaktoi lëndimin e mbi 20 personave në fillim të javës. Shumë prej tyre ishin fansa rusë të CSKA-së së Moskës, që kishin ardhur në Itali për të ndjekur ekipin e tyre për ndeshjen e Champions League ndaj verdhekuqve të Romës. Kryebashkiakja e parë femër e Romës, ndërkohë, shprehet se po bën përparime në përballjen me problemet e qytetit, por thotë se kërkon më shumë kohë për të kryer detyrën. Megjithatë, kritikët thonë se gjërat sa vijnë e përkeqësohen. Raggi mori detyrën e kryebashkiakes pas disa skandaleve korrupsioni që prishën imazhin publik të partive tradicionale, por tashmë edhe ajo vet po përballet me gjyqin, me akuzën e shpërdorimit të pushtetit për një të emëruar në administratën e saj.
Një vendim për këtë pritet më 10 nëntor, e nëse shpallet fajtore Raggi ka thënë se do të dorëhiqet, gjë që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Raggi mori drejtimin e Romës në vitin 2016 nën siglën e “Lëvizjes 5 yjet”, e cila formoi një qeveri kombëtare koalicioni në fillim të këtij viti me “Lega Nord”-in. Por, popullariteti i saj ka rënë ndjeshëm, që kur dështoi të adresonte çështjen e borxheve të qytetit.