ITALI - Strategjia e opozitës për sjelljen e emigrantëve në Shqipëri për të votuar dhe prezantimi i pikave kryesore të platformës së Partisë Socialiste në lidhje me emigracionin ishin tema kryesore në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të strukturave të Partisë Socialistë në Itali.

I pranishëm në takim ishte edhe sekretari për Emigracionin pranë Partisë Socialiste, Erion Veliaj, i cili u ndal tek kontributi i tyre në rritjen ekonomike të vendit, ndërsa theksoi se Berisha refuzoi 2 herë votën e emigrantëve pasi nuk e blen dot atë.

Ndër të tjera, Veliaj theksoi së prania e emigrantëve në zgjedhjet e qershorit është një garanci më shumë për fitoren e këtyre zgjedhjeve.

Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës u njohën dhe me problematikat që kanë emigrantët tanë në Itali.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)