Itali, qëlloi 4 herë në drejtim të
policisë, pengohet e vret veten

Itali, qëlloi 4 herë në drejtim të<br />policisë, pengohet e vret veten
Ka qëlluar katër herë në drejtim të forcave të policisë në tentativën për tu arratisur, por është penguar duke mbetur i vrarë nga plumbi i armës së tij. Kjo ngjarje ka ndodhur në Breshia të Italisë ditën e sotme.
 
40-vjeçari nga vendet e Europës Lindore udhëtonte me makinë të vjedhur ndërkohë që ndiqej në distancë nga autoritetet italiane. "Audi A8" më të cilin ai udhëtonte ishte vjedhur pak ditë më parë në Kazalmanxhore, Kremona.

Ai ka dalë nga kjo makinë për të hipur në një tjetër, e cila gjithashtu figuronte e vjedhur. Ky ka qenë momenti kur agjentët e policisë në tentativën për ta arrestuar janë përballur me rezistencën e tij.
 
40-vjeçari ka qëlluar 4 herë ndaj forcave policore. Ata kanë vijuar ta ndjekin në këmbë pa ju përgjigjur zjarrit, por hajduti i makinave është rrëzuar pasi ishte vrarë prej një plumbi të dalë nga pistoleta e tij.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës