Itali/ Qeveria planifikon 30 miliardë euro ndihmë për familjet dhe kompanitë

Itali/ Qeveria planifikon 30 miliardë euro ndihmë për familjet dhe kompanitë

Giorgia Meloni

Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe inflacionit të lartë qeveria e djathtë e Italisë dëshiron të mbështesë familjet dhe kompanitë me ndihma të mëtejshme financiare.

Qeveria e re italiane nën kryeministren Giorgia Meloni do të marrë kredi shtesë duke rritur borxhin kombëtar të planifikuar për vitin aktual dhe vitin e ardhshëm. Kreditë shtesë synojnë, ndër të tjera, financimin e ndihmave ekonomike për mbështetjen e familjeve. Deri në vitin 2023 kabineti do të sigurojë 30 miliardë euro për mbështetjen e familjeve dhe të ekonomisë nga rritja e faturave të energjisë elektrike dhe gazit, tha në Romë kryeministrja Meloni e partisë Fratelli d'Italia. Për këtë këtë vit janë parashikuar 9.5 miliardë euro dhe për vitin e ardhshëm 21 miliardë euro.

Borshi i ri pritet të rritet nga 5.1 përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në vitin aktual sikurse qe planifikuar fillimisht në 5.6 përqind  Për vitin e ardhshëm është planifikuar një rritje nga 3.4 për qind në 4.5 për qind.

Borxhi i tepërt mund të çojë në një krizë të re të euros

Ministri i ri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, bëri të qartë kohët e fundit se qeveria italiane është "thellësisht e bindur për urgjencën e për mbrojtjen e familjeve, veçanërisht atyre më të dobtave" nga rritja e kostove të jetesës.

Në Bruksel dhe në pjesën tjetër të Evropës, politika fiskale italiane po vëzhgohet me kujdes, sepse ekspertët paralajmërojnë se borxhi i tepërt mund të çojë në një krizë të re të euros.

Shtimi i kapaciteteve të gazit natyror

Përveç ndihmave ekonomike për mbështetjen e familjeve dhe të ekonomisë qeveria italiane planifikon të zgjerojë edhe shfrytezimin e depozitave të gazit natyror në brigjet e Italisë. Ministri i Energjisë dhe i Mjedisit, Gilberto Pichetto Fratin, pret që në një afat të shkurtër nga depozitat e gazit natyror në brigjet e Italisë të nxirren më shumë se 500 milionë metra kub gaz. Për dhjetë vjet pritet të nxirren rreth 15 miliardë metra kub. Gazi do t'u ofrohet industrive me energji intensive me një çmim më të mirë./DW

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë