Teknikët e rajonit Valle d'Aosta do të përdorin radar për të monitoruar lëvizjet e akullnajës Planpincieux, në masivin Mont Blanc.
Me këtë teknologji, të montuar në një helikopter, ekspertët do të jenë në gjendje të monitorojnë deri dhe lëvizjet milimetrike të sipërfaqes së akullnajës, e cila po rrëshqet në rrjedhën e poshtme me një shpejtësi prej 50 centimetra në ditë.
Për disa orë, lëvizja e akullnajës, në pjesën e Luginës së Aosta, ka qenë shqetësuese.
Një bllok prej 250 mijë metër kub ujë dhe akull papritmas mund të shkëputet nga trupi mëmë, gjë e cila nuk përjashtin edhe rrëshqitjen e tokës.
Blloku i akullit, nëse shkëputet, mund të mbulojë luginën brenda 80 sekondave.
Një rënie e temperatures dhe reshjet e para të borës, do të ndryshonin situatën.
Sipas studiuesve, nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësia është e ngrohjes globale.
Zona e rrezikuar është praktikisht e pabanuar, por si masë paraprake, kryebashkiaku ka mbyllur një pjesë të rrugës hyrëse në Val Ferret.
Akullnaja Planpincieux, e monitoruar që nga viti 2013, konsiderohet si një sensor i ndryshimit të klimës. Ajo ndodhet në një lartësi relativisht të ulët dhe është mjaftë e ndikuar nga ndryshimet e temperaturave.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historike/ Shqipëria siguron dy medalje në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore
13 Mars, 13:44
-
Milan dhe Inter ofertë zyrtare për të blerë 'San Siron', pritet stadium i ri
12 Mars, 15:48
-
Alban Daci: Largohem nga angazhimi politik, por jo nga politika!
11 Mars, 21:35
-
Itali/ Shqiptari arrestohet dy herë brenda gjashtë ditësh për drogë! Aventurë e rrezikshme me makinë për t’u arratisur, rrezikoi dhe nxënësit e shkollës
11 Mars, 15:57
-
Media britanike 'Metro': Shqipëria ndër vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2025
11 Mars, 15:31
-
Itali/ ‘Çmendet’ 34-vjeçari shqiptar me precedentë, shkakton seri aksidentesh i droguar dhe rreh një nga shoferët! Policia e çon me detyrim në spital për detoksifikim
11 Mars, 08:21
-
Gjendja e Papës përmirësohet, ai është jashtë rrezikut për jetën por do të qëndrojë ende në spital
10 Mars, 22:29
-
Koçiu pret homologun italian, Schillaci: Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
10 Mars, 21:54
-
Itali/ Mbiemri i bashkëshortes italiane s’e shpëton shqiptarin e dënuar me 7 vite burg, drejtonte rrjetin e kokainës! Një nënë e guximshme e denoncoi, i ‘zhytën’ të birin
10 Mars, 12:54
-
Drogë me postë, zbulohet strategjia e shqiptarit në Itali! Kapet me 1.2 kg kokainë, ja si shmangte nuhatjen e qenve antidrogë
10 Mars, 07:43
-
Itali/ Dhunoi dhe përndoqi ish-partneren për dy vjet, nën arrest shqiptari xheloz! Gjykata i vendos 44-vjeçarit byzylyk elektronik, i ndalon edhe rrjetet sociale
10 Mars, 07:13
-
Deputeti italian Luciano D’Alfonso në mbështetje të Veliajt: Një kryebashkiak i zoti, drejtësia të jetë e kujdesshme në hetime
9 Mars, 15:25