Gjykata e Lartë ka dhënë dritën jeshile për zhvillimin e referendumit për ndryshimet kushtetuese në Itali. Tani qeverisë italiane i duhen gjashtëdhjetë ditë për të vendosur datën e referendumit. Si data të mundshme shikohen 13 ose 29 nëntori por nuk përjashtohet edhe data 27 Gusht. M5S i ka kërkuar Renzit të bëjë menjëherë të ditur datën e votimit dhe të mos tallet më me italianët.
Vendimi i gjykatës vjen pasi ka vërtetuar mbi pesëqind mijë nënshkrime të paraqitura për rishikimin e reformës. Renzi ka deklaruar se do të japë dorëheqjen në rast se nuk miratohen ndryshimet kushtetuese që do ti japin fund sistemit politik të paqëndrueshëm të vendit.
Pritet një rezultat i ngushtë midis dy alternativave të referendumit në një kohë kur numri i të pavendosurve është i konsiderueshëm. Rreziku që ka ndërmarrë Renzi me këtë referendum është i madh, por siç është shprehur edhe ministrja Maria Elena Boschi, referendumi nuk është sfidë vetëm e Renzit por e miliona njerëzve që duan të reduktojnë politikën problematike.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com