ITALI- Italianët duket se janë bezdisur nga shfaqjet e shumta në TV të kryeministrit të tyre të ri Matteo Renzi. Ky i fundit ka dalë aq shumë nëpër media të ndryshme gjatë javëve të fundit saqë shtypi italian po flet madje për një strategji pushtimi të televizioneve.
Kështu siç raporton e përditshmja “La Stampa”, mes 17 dhe 31 marsit, Renzi ka qenë nëpër ekranet italiane mesatarisht 5 orë në ditë. Ndërsa në total, daljet e tij nëpër ekrane të ndryshme arrijë në 70 orë.
Në këtë përfshihen rreth 51 orë në edicionet e lajmeve nga fjalimet e Renzit apo lajmet që flasin për të dhe punën e tij si kryeministër. Kësaj i shtohen edhe 17 orë të tjera që Renzi ka qenë i ftuar nëpër “talk show” të ndryshëm politikë gjatë mbrëmjeve.
Një ekspert i medias në Itali thotë se nuk është çudi që Renzi po i bën propagandë qeverisë së tij duke qenë se i ka premtuar vendit një program dinamik dhe të shpejtë reformash bazuar në rininë dhe energjinë e tij, e sidomos tek imazhi politik me sloganin “Mund të bëhet”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com