Itali, Renzi mandatohet për 
qeverinë e re:Prioritet punësimi

Itali, Renzi mandatohet për <br />qeverinë e re:Prioritet punësimi
ROME-  Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Matteo Renzi mandatohet nga Presidenti italian Giorgo Napolitano  për të formuar qeverinë e re.

"Pranova detyrën që më caktoi Presidenti. Më vonë do të takoj presidentin e Senatit. Nesër do të nis konsultimet formale për formimin e Qeverisë."- tha Renzi duke shtuar se "Prioritet do të jetë punësimi.

Renzi mbërriti në Presidencë rreth orës 10:18 i shoqëruar nga shefi i zyrës së shtypit të Partisë Demokratike Filippo Sensi.
 
"Renzi do të mandatohet nga Presidenti për të formuar qeveriën e re por rruga e liderit të PD-së drejt Kryeministrisë është plot me pengesa. Angelino Alfano nuk ka ndërmend  t'i japë mbështetjen e partisë së tij dhe vë një sërë pengesash. Në të njëjtën kohë Renzi  është i vetëdijshëm se krijimi i kabintetit qeveritar nuk është e thjeshtë", shkruante  ANSA para se Renzi të hynte në pallatin presidencial.

PROTESTA KUNDER RENZIT
Ndërkohë përballë Presidencës, një grup manifestuesish mbështetës së partisë 'Fratelli d`Italia' protestuan  “Zgjedhje Zgjedhje” dhe tundën teserat elektorale. Mes pankartave që mbajnë në duar janë dhe ato që vetë Renzi pat deklaruar “Nuk do të jem kurrë kryeministër pa u zgjedhur nga populli”
             
PENGESAT E RENZIT NE FORMIMIN E QEVERISE
Goditja e parë e fortë i erdhi me “jo”-në e njoftuar dje në mbrëmje nga miku i tij, shkrimtari Alessandro Baricco, autor i librit të famshëm ”Soie” i botuar në 1996-n, të cilin Matteo Renzi kishte menduar ta emëronte në krye të Ministrisë së Kulturës.

“Jo”-ja e dytë ishte ajo e Andrea Guerra, kreu i kompanisë së madhe ndërkombëtare Luxottica dhe të cilit mendonte t’i besonte Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Développement économique.
Ministria kyçe e Ekonomisë, ndërkohë që gadishulli, ekonomia e tretë më e madhe e zonës euro, po del me vështirësi nga recesioni me një rritje të dobët ekonomike prej 0,1 për qind të shënuar në tremujorin e fundit të 2013-s, përbën një problem tjetër për Mateo Rencin, i cili duhet të vendosë atje një lider politik me peshë, por edhe “kompentent dhe që të ketë autoritet dhe besueshmëri pranë Brukselit dhe BQE-së”, siç shprehet ”Corriere della Sera”.

“Pengesat e para për Rencin, bisedime të vështira me Alfano Anxhelinon, zëvendëskryeministër i deritanishëm dhe kryetar i Qendrës së Re të Djathtë (NCD) i cili paraqiti dje kushtet e tij për të hyrë në qeverinë e re dhe mbështetja e të cilit është vendimtare”, shkruan “Corriere”.

“Ekip dhe aleatë, lidhjet e Rencit”, ishte titulli kryesor i “La Stampa”-s, ndërsa “Il Fatto quotidiano” hedh një ironi “”Aj, aj, aj, Renzi, çështja po komplikohet”.

Kryetari i ri i PD-së mendohet të vijë në pushtet pasi ia arriti të votojë javën e kaluar nga kryesia e partisë një mocion mosbesimi ndaj pararendësit të tij dhe anëtar i të njëjtës parti Enrico Letta. 

Ai ishte i bindur se do ta merrte mandatin për formimin e qeverisë nga duart e Napolitanos që dje në mbrëmje, pas konsultimeve politike që ky i fundit ndërmori vrullshëm me liderët kryesorë të vendit.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova