ITALI - Flokët me rasta, gjithmonë me mjekër e syze. Eshtë e pamundur të mos e kujtosh reperin nga Roma, Vittorio Bos Andrei, i cili mori pjesë në edicionin e kaluar të 'X Factor' në Itali.
Reperi 22-vjeçar, i njohur me emrin "Cranio Randagio" u gjet i pajetë në apartamentin e mikut të tij në lagjen Balduina, në kryeqytetin italian. Ai kishte kaluar mbrëmjen me dy miqtë e tij dhe sot në mëngjes nuk është zgjuar.
Shokët e tij lajmëruan ambulancën në përpjekje për ta shpëtuar, por mjeku konstatoi se çdo ndërhyrje ishte e kotë, pasi 22-vjeçari kishte humbur jetën.
Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta, por sipas mjekëve dyshohet se i riu ka përzjerë alkoolin me drogë.
Megjithatë pritet rezultati i autopsisë për të konfirmuar, shkakun e vdekjes.
/Shqiptarja.com