Një 27-vjeccar shqiptar ka rrëmbyer ish të dashurën rumune në Itali, pasi nuk pranonte ndarjen me të. Ky akt i kushtoi edhe arrestimin nga policia italiane. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Ravenas. I riu shqiptar ishte në një lidhje dashurie prej disa muajsh me një rumune 30 vjeçare, e divorcuar dhe me fëmijë.
 
Mediat italiane shkruajnë se punëtori shqiptar kishte nisur lidhjen në muajin maj por ajo nuk ka zgjatur shumë. Rumunia ka vendosur të largohej për në Padova ku kishte jetuar më herët dhe ku kishte edhe një djalë.
 
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari pas rënies në dashuri, ishte përhumbur në një xhelozi patologjike dhe kjo kishte shkaktuar grindje të shpeshta. Megjithëse u ndanë, i riu i shkoi disa herë në shtëpi gruas.
 
Pas takimit të fundit në Faenza, 27 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka kërcënuar se do të vetëvritej me thikë, ndërsa ka tentuar ta marrë me forcë gruan në makinën e tij.
 
Në këtë moment, një patrullë policie është ndodhur rastësisht në vendngjarje, të cilët ndërhynë menjëherë duke arrestuar në flagrancë shqiptarin. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com