Policia italiane ka sekuestruar 180 kilogramë hashash dhe për pasojë ka arrestuar 6 persona, mes tyre 2 shqiptarë.
Adriana Gjoka, 30 vjeçe dhe Dorian Kasemi, 27 vjeç janë pjesëtarët shqiptarë të bandës kriminale që kishte anëtarë të saj edhe 1 spanjoll e 3 italianë.
Droga u gjet e fshehur në një kamion që drejtohej nga shtetasi spanjoll. Lënda narkotike ishte mbështjellë me letër alumini dhe ishte futur në çanta të mëdha të zeza.
Në kuadër të këtij operacioni të policisë së Aprilias janë sekuestruar edhe 50 mijë euro kash.
Kamioni që drejtohej nga spanjolli shoqërohej edhe nga 3 automjete të tjera, detaj ky që ka zgjuar dyshimet e policisë italiane.
Adriana Gjoka udhëtonte në një automjet tip Opel, ndërsa të tjerët me 2 automjete të tipit BMW e Golf.
Shkëmbimi i drogës ka nisur të kryhej në një zonë industriale të Aprilias, në vendin ku dhe u arrestuan 6 të trafikantët.

Shqiptarët e arrestuar Dorian Kasemi, 27 vjeç Adriana Gjoka, 30 vjeçe

Personat e arrestuar nga policia italiane
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO