Pas 18 kg marijuana të kapur dje në brendësi të bombulës Gpl, sot ushtarakët kanë arrestuar një shqiptar që transportonte plot 380 kg "maria".
Duke parë një Tir, që vinte nga Shqipëria, ushtarakët kanë dyshuar menjëherë se mjeti mund të kishte lëndë të ndaluara. Ky dyshim prej mungesës së ngarkesës dhe nga prania e një filmi, që ishte përdorur në vend të ngjitëses së zakonshme.
Heqja e disa prej pjesëve anësore të mbulesës së kamionit nxori në dritë praninë e marijuanës dhe vetëm pas 4 orë pune të vështirë u rikuperua gjithë ngarkesa.
I çmuar ka qenë bashkëpunimi me qenin antidrogë. Për qenin “ACCA” mbrëmja ka qenë e paharruar; në fakt, sapo i është afruar automjetit, ai ka sinjalizuar dhe përsëritur vazhdimisht praninë e lëndëve të ndaluara në të gjithë TIR.
Në fund të operacionit të lodhshëm të kërkimit, ushtarakët kanë gjetur 224 pako, që në treg do të kushtonin 3 milionë euro.
(Në foto: Nga operacioni i sekuestrimit dhe droga e gjetur në Ankona)
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)