BARI – Janë sekuestruar dje në portin e Barit dy sasi me 45 78 kilogramë lëndë narkotike gjithsej, që vinin nga Shqipëria, të poseduara nga një 60-vjeçar me kombësi greke dhe një shqiptar 44-vjeçar.
Dyzet e pesë kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga financierët e Grupit të Barit në bashkëpunim me funksionarë të Agjencisë së Doganave dhe Monopolit në dy operacione të zhvilluara brenda zonës portuale.
Në rastin e parë, droga e një sasie mbi 12 kilogramë ishte fshehur tek dera dhe nën dyshemenë e një autoveture “Fiat Multipla”, e sapozbritur nga anija “Francesca”, e cila vinte nga Shqipëria, drejtuar nga një shqiptar 44 vjeç.
Në rastin e dytë rreth 33 kilogramë lëndë narkotike, mbështjellë në pako, ishin fshehur në brendësi të një dere të “Citroen C4”, drejtuar nga një shtetas me kombësi greke, 60 vjeç, i zbritur nga anija “Superfast II”, e cila vinte nga Greqia.
Të dy janë arrestuar dhe vendosur pranë Shtëpisë së Burgut në Bari në dispozicion të Gjykatës dhe duhet të përgjigjen për krimin e trafikut ndërkombëtar për substanca të ndaluara.
Porti i Barit vijon të mbetet një udhëkryq i rëndësishëm në trafikun e lëndëve të ndaluara që vijnë nga Ballkani.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com