Karabinieria italiane me mbështetjen e Agjencisë Doganore dhe zyrtarëve të Europolit, sekuestruan në portin e 'Gioia Tauro', në Reggio Calabria, 1,176 kilogramë drogë, të fshehura në 144 pako në një 'enë' frigoriferike të përdorur për transportimin e bananeve.
Droga u zbulua falë skanimit me rreze X të realizuar në kontejnerë. Kontajneri, i ardhur nga Amerika e Jugut, kishte destinacion final, sipas dokumenteve të udhëtimit, Gjermaninë.
itali.jpg" style="height:454px; width:780px" />
Ky është një nga konfiskimet më të mëdha të bëra ndonjëherë në territorin kombëtar italian.
Kokaina ishte shumë e pastër, dhe e hedhur në treg do të kishte dhënë vlerën e mbi 250 milion eurove.
Pellgu i Portit të Gioia Tauro është konfirmuar të jetë strategjik në rrugët e drogës: Në 12 muajt e fundit, në portin e Gioia Tauro, Guardia di Finanza dhe Agjensia Doganore, kanë sekuestruar në 12 muajt e fundit mbi 2.5 tonë kokainë.
Porti i Gioia Tauro është një nyje kalimtare tranzitore për trafikun e madh të kokainës.