Një ton e gjysmë drogë janë sekuestruar nga policia italiane ditën e sotme, e cila ka arrestuar edhe dy trafikantët shqiptarë, të cilët po drejtonin gomonen e ngarkuar me drogë.

Operacioni i Forcave Bregdetare Italiane, ka nisur që ditën e shtunë ku pas një kontrolli rutinë është evidentuar një gomone me një fuqi të madhe motorike dhe ka përfunduar sot.  

Dy trafikantët shqiptarë, sapo kanë vënë re prezencën e forcave policore në zonën e Termola, kanë tentuar të arratisen, por pas ndjekjes së tyre është bërë i mundur ndalimi.

Mediat italiane raportojë se lënda narkotike e cila vinte nga Shqipëria, me shumë mundësi do të shkarkohej në plazhin e Molisana.

Sasia prej 1.5 tonë marijuanë, ishte e destinuar për tu shpërndarë në tregjet italiane.

Të rinjtë shqiptarë që ranë në pranga, janë dërguar në burgun e Larino në pritje të vendimit për masën e arrestit.


[gallery]23212[/gallery]
Policia Shqiptare: Kemi qenë pjesë e aksionit, u sekuestruar 1.2 tonë drogë
Policia Shqiptare ka reaguar në lidhje me operacionin e zhvilluar në ujërat në zonën e Termola, ku sipas medieve italiane është sekuestruar 1.5 tonë drogë e llojit marijuanë.

Sipas autoriteteve shqiptare, sasi e drogës që është sekuestruar është 1 ton e 185 kilogramë dhe janë arrestuar dy skafistët Rr.A. 30 vjeç dhe A.I. 44 vjeç.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit shprehet se në bashkëpunim me me Guardia di Finanza të Pulias, kanë ndjekur me dinamikë gomonen në ujërat ndërkombëtare.

“Trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujerat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme te Adriatikut drejt Abrucos”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:
Operacion i perbashket i Policise se Shtetit dhe Guadia di Finanza, kapet gomonen me lëndë narkotike në orët e para të mëngjesit ne Itali.
Si rezultat i operacionit gomonia me lëndë narkotike ra në 'rrjetë' pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza.

Autoritetet sekuestruan 1 ton e 185 kilogramë lëndë narkotike Marijuanë.

U arrestuan në flagrancë dy skafistët shqiptare.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Pulias, kanë ndjekur në dinamikë gomonen në ujërat ndërkombëtare deri në afërsi të Termolit ku edhe është bllokuar nga njesia ROAN e GdF, e Termolit.

Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik.

Në bordin e saj u gjetën dhe u sekuestruan 1ton 185 kg Marijuanë.

Gjithashtu u kapën dy skafistët, shtetas shqiptarë të cilët u arrestuan në flagrancë:

- Rr.A. 30 vjeç
- A.I. 44 vjeç

Për shkak të sekretit hetimor, rezervohen të dhëna të mëtejshme në lidhje me origjinën dhe pikënisjen e gomones, duke theksuar se trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujerat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme te Adriatikut drejt Abrucos.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com