Itali, sekuestrohet 7 kg kokainë
arrestohet shqiptari dhe gjermani

Itali, sekuestrohet 7 kg kokainë<br />arrestohet shqiptari dhe gjermani
FIRENCE- Një shtetas shqiptar dhe një gjerman janë vënë në pranga në Itali, pasi po transportonin në automjetin e tyre 7 kilogramë kokainë. Arrestimi i dy personave, shqiptarit me inicialet M.E, 41 vjeç, dhe shtetasit gjerman; është pjesë e një operacioni të gjerë, të zhvilluar nga policia e Firences kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Fugoni me targa gjermane është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë në dalje të autostradës në jug të Italisë. Por, ankthi dhe pasiguria që kanë shfaqur dy personat ka ngjallur dyshime te policia.

Pas kontrollit të imtësishëm u gjetën 9 pako kokainë me një peshë totale prej 7 kilogramësh kokainë.

Sasia e kokainës që është sekuestruar ishte paketuar në 23 mijë doza të vogla, të gatshme për t’u hedhur në tregun e shitjes, dhe pritet të jepnin një fitim në rreth 1.4 milionë euro.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi