Itali, shembet rruga buzë lumit
Arno në Firenze, nuk ka viktima

Itali, shembet rruga buzë lumit<br />Arno në Firenze, nuk ka viktima
Qyteti i Firenzes është përfshirë nga një shembje e madhe buzë lumit Arno, por fatmirësisht nuk janë raportuar viktima.

Shembja ka ndodhur 200 metra gjatë lumit dhe është e gjerë rreth 7 metra.

Në momentin e shembjes kanë qenë të parkuara shumë automjete të cilat janë fundosur në gropën e shkaktuar nga shembja.

Të dhënat e para flasin se shkak për këtë shembje është bërë çarja e tubit nëntokësor të ujësjellësit.

Gropa e hapur mes Ponte Vecchio e Ponte alle Grazie është 200 metra e gjatë dhe rreth 7 metra e gjerë. Ndërsa një pjesë e makinave të parkuara janë zhytur nën ujë.
 
Si rezultat i këtij incidenti janë evakuar edhe dy pallate antike të qytetit i cili konsiderohet si djepi i kulturës italiane dhe jo vetëm.

Kryetari i bashkisë Dario Nardella u shpreh se dëmet e kësaj katastrofe janë të konsiderueshme por fatmiresisht nuk janë shënuar viktima.
 
Si rezultat kanë mbetur pa ujë shumë prej banorëve të qytetit ndërsa janë marrë masat për të furnizuar qendrat kryesore.

itali firenze

itali firenze

itali firenze

itali firenze

itali firenze

itali firenze

  Foto të tjera


Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar