Qyteti italian i Pianengos, me rreth 2 500 banorë, në zonën e Kremonës, ka vendosur ta emërtojë sheshin e bashkisë në kujtim të viktimave dhe heronjve të koronavirusit.
Është bashkia e parë italiane që vendos ta bëjë këtë gjë, por zgjedhja e saj ka qenë ideale edhe për qytete të tjera si Kembrixhi në Angli, Stokholmi në Suedi dhe provinca kanadeze e Albertës.
Ceremonia e emërtimit të katër shesheve do të zhvillohet në orën 18:30, më 29 qershor dhe do të shihet live në të gjithë botën.
“Ideja erdhi nga një bashkëqytetar, ku lajmi bëri xhiron e botës, dhe na bashkoi në kujtim të atyre që nuk ia dolën dot”, theksoi kryetari Roberto Barbaglio në provincën e Kremonës.
”Virusi ka larguar kaq shumë persona nga jeta jonë, ky është një veprim më shumë se i duhur, madje edhe ndaj personave që në vijën e parë luftuan koronavirusin”, theksoi ai.
Dje autoritetet italiane raportuan 74 humbje jetën, e ndërsa një bilanc pozitiv ka sa i përket numrit të të shëruarve. Mediat italiane bëjnë me dije se janë shëruar 1 mijë e 874 persona, duke e çuar në total këtë numër në 157 mijë e 507.
Në bilancin ditor, autoritetet zyrtare bëjnë me dije se të infektuar gjithsej janë 233 mijë e 19.
Lombardia mbetet rajoni më i goditur, që përfaqëson edhe sot rreth 60% të të infektuarve të rinj.
Komente






