MODENA - Të paktën 19 urdhër-arreste u zbatuan dje në Modena, gjatë operacionit “Bishop”, kur u shkatërrua banda shqiptaro-afrikane që merrej me shitjen e sasive të ndryshme të heroinës në të gjithë rajonin Emilia Romagna dhe për shumë pjesë veriore të Italisë.  
 
Gjatë hetimeve, zyrtarët e zbatimit të ligjit, para një viti, në operacionin “Bishti”, kanë arrestuar disa korrierë dhe konfiskuan disa kilogramë heroinë, 3 prej të cilave i’u kapën një shqiptari kur udhëtonte me gruan dhe dy fëmijët e vegjël.
 
Ekzekutimet e urdhër-arresteve u kryen në Modena, Milano, Bologna, Mantua dhe Novara, ndërsa në orët në vijim priten detajet e këtij operacioni.
 
Redaksia online
(mm/ac/shqiptarja.com)