Shkatërrohet grupi shqiptar i prostitucionit në Firence të Italisë, ndërsa në pranga janë vënë 7 persona.
 
Është ky bilanci i operacionit të ndërmarrë nga policia italiane e cila sqaron se grupi i prostitucionit drejtohet nga shqiptarët.
 
Këta të fundit i rekrutonin vajzat duke i bërë të besonin se ishin të fejuarat e tyre e më pas i shfrytëzonin për prostitucion.

Mediat bejne me dije se vajzat duhet te dorezonin 300-500 euro per zonen ku ushtronin prostitucionin.
 
Gjatë hetimeve rezultoi se grupi kriminal i detyronte vajzat të dilnin në rrugë por u ofronin klientëve edhe apartamente.
 
Më shumë se 60 forca policore u angazhuan në operacion ndërsa detaje të tjera të operacionit priten të publikohen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com