ITALI - Nëntë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane gjatë një operacioni mëngjesin e sotëm, të shtrirë në Milano, Torino dhe Varese, të akuzuar për trafik droge.

Të arrestuarit janë nga mosha 22-vjeç e deri në 54 vjeç. Mes të arrestuarve është edhe një shtetas italian.

Ata akuzohen për trafik droge të llojit kokainë, marijuanë dhe heroinë. 

Hetimet për identifikimin dhe shkatërrimin e organizatës kriminale kanë vijuar për një periudhë 8 mujore.  

Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve, policia ka gjetur e sekuestruar edhe një libër kontabël në të cilin regjistroheshin sasitë e hyrje daljes së drogës dhe porositësit e saj.

Hetuesit bëjnë të ditur se nga analizimi i i këtij libri është vërtetuar se gjatë periudhës 8 mujore që ka vazhduar hetimi, ky grup trafikantësh ka përfituar rreth 2 milionë euro nga shitja e drogës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com