Një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës është goditur nga policia italiane.
Në pranga kanë përfunduar 29 persona, nga të cilët 10 shqiptarë dhe 19 italianë, ndërsa disa të tjerë janë në arrati. Mes shtetasve italianëve të përfshirë në këtë organizatë janë edhe disa vajza, raportojnë mediat lokale.
Operacioni i koduar “Dexter” është zhvilluar në qytetet, Milano, Bergamo, Brescia, Como, Monza dhe Brianza, Syracuse dhe Varese. Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në vitin 2014 e janë shtrirë në provincat e qyteteve Milano, Bergamo, Bresha, Komo, Monza e Brianza, Sirakusa e Varese.
Sipas hetimeve, banda shqiptaro-italiane trafikonte kokainë nga Holanda për ta shitur më pas në tregun italian. Organizata transportonte edhe kanabis nga Shqipëria drejt Italisë.
Sipas mediave italiane, 4 nga të kërkuarit fshihen në Shqipëri.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 10 kg kokainë, 15 kg hashash, disa armë dhe te mira materiale me vlere 10 milione euro. “La Stampa” shkruan se grupi drejtohej nga shqiptarët, ndërsa droga futej në Itali nga shoferët e kamionëve.
Redaksia Online
(es/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com