Itali/ Shkatërrohet banda e trafikantëve të drogës, 9 të arrestuar, 4 prej tyre shqiptarë, 124 mijë euro, prona dhe orë ‘Rolex’ të sekuestruara

Itali/ Shkatërrohet banda e trafikantëve të drogës, 9 të arrestuar, 4 prej tyre shqiptarë, 124 mijë euro, prona dhe orë ‘Rolex’ të sekuestruara

Droga e sekuestruar

Policia italiane, në orët e para të mëngjesit të së premtes ka arrestuar 9 persona, pjesë e një bande të trafikut të drogës në provincën e Ankonës. Arrestimi i tyre u bë i mundur pas hetimeve disa mujore nga Prokuroria.

Nga të arrestuarit, 5 ishin italianë dhe 4 shqiptarë, me banim në provincat e Ankona, Pesaro Urbino, Firence dhe Pescara.

Akuzat kundrejt të arrestuarve kanë të bëjnë me posedimin dhe shitjen e marijuanës dhe hashashit, të cilat konkretisht janë:

- transferimi i përafërsisht 11 kg marihuanë që u bë në Camerata Picena më 9 janar 2021;
- shitja e përafërsisht 31 kg marijuanë e ndodhur në Camaiore (LU) më 9 shkurt 2021;
- shitja e afërsisht 3.5 kg marijuanë e ndodhur në Senigallia më 26 shkurt 2021;
- shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Torino më 1 mars 2021;
- Shitja e 10 gramëve marihuanë e ndodhur në Mondolfo më 4 prill 2021;
- shitja e 42 kg marijuanë e ndodhur në Pescara më 21 prill 2021;
- shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Senigallia më 9 maj 2021;
- Shitja e 22 kg marijuanë e ndodhur në provincën e Ankonës më 18 qershor 2021;
- shitja e 100 gram hashash e cila u zhvillua në Senigallia më 19 qershor 2021.

Droga ishte e destinuar për në Rivierën Marche nga San Benedetto del Tronto në Pesaro.
Një 27-vjeçari shqiptar, banues në provincën e Ankonës është lënë në burg .

“Duke pasur parasysh disproporcionin mes të ardhurave të deklaruara dhe pasurisë së zotëruar, iu sekuestrua  për konfiskim të mëvonshëm: një furgon; një; 6 llogari rrjedhëse; 5 prona në Mondolfo; 4 orë Rolex”, njofton Policia italiane.

Gjithashtu u sekuestruan 2.9 kg kokainë, 57.5 kg marihuanë, 3.5 kg hashash, 1255 bimë kanabis, një pistoletë klandestine ëalther, cal 6.35 me 7 gëzhoja dhe rreth 124.000 euro.

Karabinierët kanë regjistruar këto aksione:

20 dhjetor 2020, në Rudiano (BS), arrestohet një 66-vjeçar nga Ankona me 2726 kg marijuanë dhe 1 kg kokainë;

– 28 dhjetor 2020, në Pesaro, arrestohet një 59-vjeçar dhe një 61-vjeçar shqiptar, të cilëve iu gjetën në posedim gjithsej 840 gram kokainë dhe 4700 euro;

– 14 janar 2021, në Jesi, u zbulua një serë brenda një magazine industriale ku kultivohej marijuana. Sekuestrohen 1.255 bimë marijuanë, 7.825 kg marijuanë, 837 gramë kokainë, një pistoletë Ëalther e kalibrit 6.35 me 7 gëzhoja, shuma prej 117.730 euro dhe pajisje të ndryshme;

– 16 janar 2021, në Vipiteno (BZ), një 32-vjeçar shqiptar përgjegjës për ruajtjen e serrës në zonën e pyllëzuar është arrestuar si i  dyshuar;

– Më 10 shkurt 2021, në Pietrasanta (LU), arrestohet një 29-vjeçar shqiptar, banues në Firence, të cilit i janë gjetur në një magazinë rreth 3 kg hashash dhe mbi 45 kg marijuanë si dhe një sasi e madhe prej 1860 eurosh kesh;

– 30 mars 2021, në Bolzano, njoftohet ndaj shtetasit shqiptar, tashmë i arrestuar për historinë e serrës, urdhër arresti në burg për disa shitje
droge të kryera në Pesaro.

Gjatë kontrollit të ushtruar është arrestuar edhe një 27-vjeçar nga Fanotë cilit i janë gjetur rreth 200 gramë marijuanë dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë