Itali, arrestohen 20 shqiptarë, sekuestrohet drogë me vlerë 3 milionë euro! Mes të arrestuarve vëllai i njërit prej kushërinjve Lleshaj të vrarë në 2016 (EMRAT+VIDEO)

Një grup shqiptarësh që merreshin me droge është shkatërruar gjatë një operacioni që nisi sot njëkohësisht në disa qytete kryesore të Italisë. Mediet italiane flasin për 20 shqiptarë të arrestuar dhe 2 shtetas italianë si dhe për sekuestrimin e një sasie droge për të cilën nëse do të hidhej në treg fitimi do të ishe 3 milionë euro.

Ata akuzohen për grup kriminal me qëllim trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Mbi 80 efektivë morën pjesë në operacionin e arrestimeve që u krye njëkohësisht në provincat Varese, Milano, Lecco, Novara dhe Bergamo.

Operacioni u kodua “Turn Over”, sepse grupi zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme shpërndarësit e drogës me “të tjerë” të ardhur nga Shqipëria.‘U sekuestrua drogë me vlerë 3 milionë euro gati për tu hedhur në treg‘ shkruan media italiane.

Ekzistenca e grupit u bë e njohur në nëntor të 2016 kur në Canegrate, në zonën e Legnano kur gjatë një përplasjeje me një grup tjetër shqiptarësh për kontrollin e tregut të drogës, u vranë me armë zjarri kushërinjtë shqiptarë Agron dhe Alban Lleshaj, 27 dhe 24 vjeç.

Madje njëri prej të arrestuarve gjatë operacionit të sotëm është vëllai i një prej viktimave të atij episodi, shkruan media italiane

Ndaj tyre gjykata e Milanos kishte firmosur 20 urdhëarreste me burg dhe 2 të tjerë arrest në shtëpi. Operacioni u drejtua nga Drejtoria e Antimafias e Prokurorisë Publike të Milanos dhe Zyra e Prokurorisë Publike të Busto Arsizio.

Më pas në qershor të 2020 në pranga ra një tjetër shqiptar me 110 doza kokainë, 94.2 gr dhe 11 mijë euro.

Hetimet më pas zbuluan aktivitetin e grupit të drogës në zonat e Varesotto-s dhe në brendësi të Milanos dhe bënë të mundur zbulimin e ekzistencën e grupit kriminal e aftë të shiste dhe lëvizte sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Shumë prej bashkëpunëtorëve ishin të lidhur me njëri-tjetrin nga lidhje familjare.  Grupi kriminal siguronte që të kishte një qarkullim të vazhdueshëm të shpërndarësve të drogës të cilët vinin nga Shqipëria çdo 3 muaj. Karakterizohej nga një organizim perfekt me bashjkëpunëtorë që u siguronin atyre mbështetje logjistitike por dhe  furnizimin dhe transportin e drogës dhe paketimin e dozave.

3 shtëpi në provincën e Vareses janë identifikuar si “magazinë” për lëndën narkotike dhe një “laborator” për paketimin e dozave. Ndërsa disa anëtarë ishin në burg, nuk pengoi të tjerët të vazhdonin, të menaxhonin aktivitetin kriminal. Gjatë hetimit janë arrestuar në flagrancë 6 persona si dhe janë sekuestruar 20 kg kokainë, 81 kg marijuanë, 10 kg heroinë me vlerë 3 milionë euro dhe 453 mijë euro cash.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 20/12/2023 17:51

    Qa bahete tu mush burgjete plote plote me shqiptare.

    Përgjigju
    • Or tej: 21/12/2023 07:37

      2 milion shqiptare te lire dhe 100mij te tjere neper burgje anembane botes or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë