Itali, shkëputet skela në një kantier
ndërtimi, vdes punëtori shqipta

Itali, shkëputet skela në një kantier<br />
ndërtimi, vdes punëtori shqipta
MILANO- Një emigrant shqiptar në Itali ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti në punë. Shkëputja e skelës nga kantieri i ndërtimit të një shtëpie në komunën “Cernusco sul Naviglio”, në Milano, i ka marrë jetën 33-vjeçarit shqiptar.
 
33-vjeçari punonte si emigrant në Itali, dhe në momentin e aksidentit po punohej për ndërtimin e një shtëpie, jo shumë larg qytetit. Rreth orës 10.30, skela në të cilën po punonte shqiptari u shkëput, duke bërë që 33-vjeçari të rrezohet në tokë, nga 5 metra lartësi.
 
Shqiptari është dërguar menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
 
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe të shkaqeve të aksidentit të rëndë, që çuan në shembjen e strukturës ku po punohej, gjë që i mori jetën 33-vjeçarit shqiptar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim