Itali/ Shkoi për turizëm, 29-vjeçari shqiptar kapet me kokainë të fshehur në pjesët intime! I zbulohet edhe baza e drogës në dhomën e hotelit

Itali/ Shkoi për turizëm, 29-vjeçari shqiptar kapet me kokainë të fshehur në pjesët intime! I zbulohet edhe baza e drogës në dhomën e hotelit

Foto ilustruese

Itali- Karabinierët e Castello në Umbertide të Italisë arrestuan një shqiptar 29-vjeçar, që kishte shkuar për turizëm, por u kap në shpërndarje të lëndëve narkotike. 

I riu, pa precedentë penalë, tërhoqi vëmendjen e efektivëve në një shërbim patrullimi, pasi edhe pse nuk ishte parë kurrë në zonë, iu afruan disa djem. 

Më pas ai u ndoq teksa ndodhej në një makinë të vogël me qira dhe u ndalua për kontroll në një zonë periferike, ku u shfaq shumë nervoz dhe i shqetësuar.

Pas një kontrolli të imtësishëm personal, iu gjetën afërsisht 5 gramë kokainë të fshehura në pjesët intime dhe të ndara në doza, që tregon për një aktivitet narkotrafiku.

Kontrolli i mëpasshëm, i shtrirë në dhomën e hotelit ku ai qëndronte ende në qytet, bëri të mundur gjetjen e 65 gramë të tjera lëndë narkotike kokainë të ndara në doza, përveç shumës së parave prej 1690 euro, sigurisht të ardhurat e aktivitetit të trafikut të drogës që kryente, informon media.

29-vjeçari u shpall i arrestuar për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike dhe Gjykata e Perugia dha masën e paraburgimit.
 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Unaza e Madhe nuk zhbllokon trafikun, radhë kilometrike nga aeroporti drejt Tiranës

Unaza e Madhe nuk zhbllokon trafikun, radhë kilometrike nga aeroporti drejt Tiranës