Një 61 vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë mbrëmjen e së premtes (7 qershor 2024) rreth orës 23:00 në Bibbiano, Reggio Emilia, të Italisë. Viktima, i identifikuar si Ilirjan Minaj ka qenë duke hyrë në pallat kur është ndeshur me 41 vjeçarin italian Riccardo Stefani.
Ky i fundit në shkallët e pallati i është drejtuar me një batutë ofenduese shqiptarit i cili i ka goditur me shkelm derës. Menjëherë më pas autori ka dalë me thikën e kuzhinës dhe e ka goditur shqiptarin disa herë në gjoks.
Autori u arrestua në banesën e tij për akuzën e vrasjes me dashje. Ai dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe se ka qenë edhe më herë i dënuar për disa vepra penale.
Ngjarja ka ngjallur indinjatë, ndërkohë që një grup njerëzish të tronditur nga krimi kanë rrethuar makinën e policisë ku ndodhej autori. Mediat italiane shkruajnë se u desht ndërhyrja e policisë për të parandaluar grupin prej 30 personave që tentuan të bënin vetëgjyqësi.
Të gjithë shpresonin se Riccardo Stefani do të përfundonte pas hekurave ose në një godinë të sigurtë dhe janë të tronditur që ai vrau 61 vjecarin i cili ishte një njeri i respektuar dhe punëtor në atë komunitet.
61-vjeçari ndodhej në pallat pasi po vizitonte një mbesë që banonte pranë banesës së dyshuar të vrasësit.
Detaje të reja u zbardhën nga vrasja e shënuar mbrëmë në Itali ku viktimë ishe një 61-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane identifikuan viktimën si Ilirjan Minaj i njohur si “Lili”, i cili njihej si një person punëtor, i buzëqeshur .
61-vjeçari kishte shkuar në pallatin ku jetonte kunati i tij për t’u takuar me mbesën, por në hyrje të pallatit, italiani ka shkëmbyer një batutë fyese prë të cilin shqiptari nuk e ka duruar dhe ka goditur me shkelm derën e hyrjes
Autori ka dalë me thikë dhe e ka goditur disa herë në gjoks duke I shkaktuar vdekjen
Autori i dyshuar është Riccardo Stefani, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor ka qenë edhe më herë i dënuar për disa vepra penale.
Ilirjan Minaj kishte lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë, prej disa vitesh ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku jetonin disa të afërm dhe ku ishte rritur dhe vajza e tij, shkruajnë mediat italaine.