Sipas policisë italiane në sheshin Labronica po vepronte një grup trafikantësh droge të cilët tranportonin drogë me qese plehrash të zezë, prandaj dhe emri i operacionit iu vendos “Trash”.
Ky ishte vazhdimi fundi i një operacioni ku u arrestuan edhe para 3 ditësh dy shqiptar të tjerë ku u kapën me 7 kg kanabis.
Arrestimi i shqiptarëve para tre ditësh i Mariglen Sheraj dhe Andi Hoxhaj ka lejuar të marrim informacione të rëndësishëm për të hetuar për pjesën tjetër të grupit. Droga e sekuestruar më 15 janar, në fakt ishte vetëm një pjesë e kanabisit të destinuar për tregun lokal.
Pra, karabinierët vazhduan hetimin në kërkim të ngarkesës së humbur dhe mbi të gjitha, për identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të grupit. Vlash Isufaj u identifikua menjëherë. Shërbimet e ndjekjes dhe të vëzhgimit janë kryer për të.
Të enjten, më 18 janar, karabinierët e ndoqën atë nga shtëpia e tij në zonën e spitalit ku dhe qëndrim mori dy çanta të zeza të dyshimta nga makina e tij duke hyrë në një godinë.
Karabinierët ndërhyn menjëherë në ndërtesë ku identifikuan dhe kapën shqiptarin Isufajn dhe nigerianin Lucky Okonoboh.
Të dy u arrestuan dhe u shoqëruan në Komisariat ku duhet t'i përgjigjen akuzave për trafik të paligjshëm të drogës. Në tri ditë karabinierët arrestuan persona dhe konfiskuan më shumë se 13 kilogram kanabis, për një vlerë prej më shumë se 130 mijë euro.

(Droga e kapur në Itali)
Redakisa Online
A.Gj/Shqiptarja.com










