ITALI - Tre persona kanë vdekur dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një furgon Fast-Foodi në tregun e Guastallës në provincën e Reggio Emilia-s të Italisë.

Nga informacionet e para, bëhet e ditur se nga rënia e një zjarri brenda në furgon është shkaktuar edhe shpërthimi i dy bombolave të gazit.

Shërbimet e emergjencës bëjnë të ditur se viktimat janë bashkëshortja dhe vajza e pronarit të fugonit të Fast-Food-it.

Gjithashtu nga ky shpërthim i fuqishëm kanë mbetur të plagosur edhe 8 kalimtare të tjera. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para mesditës.

Redaksia Online
(Gre.M/l.cShqiptarja.com)