Paratë për strehimin e emigrantëve i shfrytëzuan për çanta dhe bizhu, në hetim gruaja dhe vjehrra e deputetit italian

Paratë për strehimin e emigrantëve i shfrytëzuan për çanta dhe bizhu, në hetim gruaja dhe vjehrra e deputetit italian

Liliane Murekatete

Gruaja dhe vjehrra e deputetit të Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë në Itali, Aboubakar Soumahoro janë në hetim pasi akuzohen se kanë përdorur paratë e shtetit të cilat ishin destinuar për pritjen e emigrantëve për të blerë rroba firmato dhe për të qëndruar në hotele luksoze dhe investuar në pasuri të paluajtshme në Belgjikë, Portugali dhe Ruandë.

Gjykata e Apelit në Romë ka konfirmuar masën e arrestit shtëpi për Liliane Murekatete e Marie Therese Mukamitsindo pasi janë në hetim nën akuzën e shpërdorimit të fondeve shtetërore

Për gjyqtarin e rastit, i cili dha masën e sigurimit për dy gratë, pas hetimeve të kryera nga Policia Financiare, bashkëshortja e deputetit Aboubakar Soumahoro kishte një rol drejtues në administrimin e fondeve, ndryshe nga sa ajo pretendoi.

Ndër të tjera, gjykatësi i çështjes e cilësoi një "strukturë kriminale të organizuar në nivel familjar" dhe "një sistem i cili synonte ekskluzivisht shmangien e detyrimeve publike që rrjedhin nga marrëveshjet me subjektet, me qëllim devijimin e fondeve publike”.

Gruaja e deputetit Soumahoro, së bashku me nënë dhe vëllain e saj Michel Rukundo, akuzohen se kanë përvetësuar fondet prej dy milionë eurosh të destinuara për emigrantët, në strukturat e Ndihmës Karibu dhe Consorzio.

Shpërdorimi i fondeve miliona euroshe ka bërë që emigrantët e zbarkuar në brigjet italiane të jetonin në të ftohtë, me pak ushqim dhe në struktura të rrënuara.

‘Asnjëherë nuk kam blerë çanta dhe bizhuteri me paratë e fondeve’,- ka deklaruar Liliane Murekatete

Hetimet nisën nga autoritete italiane pas raportimeve nga sindikata Uiltucs për abuzimin me fondet Karibu dhe Consorzio, se emigrantët janë keqtrajtuar dhe privuar nga shërbimet thelbësore, si energjia elektrike dhe uji, në këto dy qendra, të menaxhuara nga vjehrra dhe gruaja e deputetit të Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, Aboubakar Soumahoro, të cilëve iu besua me projekte të financuara nga Prefektura Pontina dhe organe të tjera.

Ndër të tjera, edhe punëtorët e këtyre dy qendrave për ndihmën e emigrantëve, i janë drejtuar Inspektoratit të Punës, pasi shumica prej tyre nuk kanë marrë rrogat prej 3 vitesh. 

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve