ITALI - Në përfundim të konsultimeve që Presidenti italian Giorgio Napolitano zhvilloi sot me krerët e partive politike, ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Parlamentin italian. Në një konferencë për shtyp në pallatin Kuirinale, Napolitano u shpreh se "shpërndarja e Parlamentit ishte një vendim i paralajmëruar më parë nga faktet dhe i pashmangshëm. Jemi në përfundimin e kësaj legjislature, edhe pse para skadimit të afatit".
Gjithashtu Presidenti Giorgio Napolitano ka miratuar dekretin për datën e zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat do të zhvillohen më 24 dhe 25 shkurt. Presidenti italian i është referuar edhe fushatës, duke thënë që "unë shpresoj në një fushatë të matur dhe konstruktive".
Napolitano zhvilloi konsultime me krerët e partive. Ai u takua në orën 10:00 me delegatët partive kryesore dhe në orën 13:00 me përfaqësuesit e Senatit dhe të Dhomës së ulët. Në orën 16:30 Presidenti italian Giorgio Napolitano u takua me Gianfranco Fini, presidentin e dhomës e ulët të Parlamentit italian.
Gjithashtu Napolitano zhvilloi një takim edhe me Renato Schifani, presidentin e senatit, i cili menjëherë pas takimitu largua nga pallati i Quirinale pa lëshuar asnjë deklaratë dhe pa dhënë asnjë intervistë për gazetarët.
Dorëheqja e kryeministrit të qeverisë teknike erdhi pas miratimit të buxhetit në Këshillin e Ministrave. “Ju falenderoj që më lejuat t’i përmbylll këto 13 muaj të vështirë, por të mbresëlënës”, deklaroi dje Kryeministri i dorëhequr.
DOREHEQJA, MONTI: JO PER FAJ TE "MAJAVE"
Një vit me parë kjo qeveri mori miratimin e saj, ndërsa sot jo për faj të profecisë së Majave duhet të ndërpresim këtë rol. Kështu u shpreh me një batutë Kryeministri italian Mario Monti pas një meshe në “Sala Verde” të mbajtur për administratën e pallatit Chigi.
Ish-komisioneri i BE-së do të mbajë një konferencë të zgjeruar për shtyp ditën e dielë në orën 11, në të cilën ai do të bëjë të ditur nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 24 shkurt.
Redaksia online
(Lajmi u publikua fillimisht më 21 dhjetor 2012, ora 19: 30 dhe u përditësua në 22 dhjetor ora 18: 20)
(eç/lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com